Parlamentit të Bosnjës i propozohet seancë e jashtëzakonshme për njohjen e Kosovës

Media nga Sarajeva Klix.ba ka raportuar se në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ndodhur një dramë e vërtetë.

Respektivisht lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik ka paraqitur kërkesë përmbajtjen e një seance të jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës, për transferimin e Ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës nga Tel Aviv në Jerusalem.

Ndërsa anëtari kroati i Presidencës së Bosnje Zeljko Kosiç ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme me një propozim, që Bosnja dhe Hercegovina ta njohë Kosovën.

Seanca e propozuar nga anëtari serb i Presidencës së BiH, Dodik është propozuar të fillon nga ora 11:00, kurse seanca për njohjen e pavarësisë së Kosovës e paraqitur nga anëtari kroati i Presidencës Kosiç është propozuar të fillojë 15 minuta më herët respektivisht në orën 10:45.

“Propozim i vendimit mbi njohjen e Republikës së Kosovës” është pika e propozuar të diskutohet nesër në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të BiH.