Qeveria e Kosovës, Foto: Albin Kurti Facebook

Paratë e amerikanëve do të investohen në bateri për ruajtjen e energjisë

Qeveria e Kosovës synon që në bashkëfinancim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të investojë në bateri për ruajtjen e energjisë që do të shfrytëzohet nga KOSTT-i në rastet e rënies së njësive të termocentraleve për ballansim të sistemit të energjisë.

Ky projekt do të realizohet në kuadër të programit “Kompakt” të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), agjenci e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot e ka miratuar nismën e Ministrisë së Financave për negocim të Marrëveshjes së Bashkëfinancimit me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Albin Kurti kryeministër i vendit, tha që ky projekt është më i madhi në fushën e energjisë.

“Ky kompakt kap vlerën e mbi 200 milionë eurove, e që për Republikën e Kosovës kjo shënon investimin më të madhë që është bërë ndonjëherë në sektorin e energjisë që nga çlirimi i vendit tonë”.

Hekuran Murati, ministër i Financave prezantoi para kabinetit qeveritar këtë projekt, duke thënë se ky projekt tregon se SHBA janë aleatë të Kosovës.

“Bëhet fjalë për marrëveshjen e bashkëfinancimit për këtë program kompakt që është bashkëfinancim i Republikës së Kovës dhe qeverisë së ShBA-së janë angazhuar dhjetra persona në Uashtington dhe në Kosovë. SHBA ka qenë dhe do të mbeten faktori kyq në forcimin e shtetit të Kosovës ku edhe sot kemi edhe një shembull”, tha ai.

Murati tregoi edhe prioritet kryesore që ka ky projekt.

“Prioritet kryesor i kësaj marrëveshje është sigurimi i qëndrueshmërisë së sektorit energjetik, duke siguruar rezerva, fuqizimin e sektorit të arsimit që nënkupton të mbështes krijimin e fuqisë punëtore që përfshinë ndjeshëm më shumë gra, dhe që i adapton kurrikulat dhe i furnizon institucionet për të ndërtuar profesionistë që përmbushin nevojat në sektorin e energjisë”, tha ai.

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë tha se projekti në fjalë do ta ndihmojë KOST-in.

“Kompakti që po inicojmë me këtë marrëveshje do të krijoj kapacitete që do t`i mundësojnë KOSTT të siguroj balancim të sistemit në mënyrë automatike dhe manuale për së pakui 15 vitet në vijim. Kapacitet e rezervave do të varen nga negociatat përfundimtare që pritet të mbahen në maj, por që do të sigurohen energji elektrike më shumë se 200 mgw orë rezervë”, tha ajo.

Rizvanolli premtoi se projekti në fjalë do të votohet në Kuvendin e Kosovës para datës 30 shtator.