Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të energjisë nesër
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime në projekte investive dhe punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.
Ky është orari sipas rajoneve:
Pejë
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
NS 110/10[kV] Istogu do të ndërprehet:
Dalja 10[kV] Istogu 1 (kodi: 54000008) prej orës 11:00 deri në orën 12:00
Vendet: fshatrat: Dragolevc (një pjesë), Dragolevc i Poshtëm, Istog (një pjesë), Istog i Poshtëm, Muzhevinë dhe Tomoc.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, rregullimi i kyçjes së ndërprerësit.
2.
Nga NS 110/10[kV] Istogu do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Istog 2 (kodi:54000007) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: rrugët: 12 Prilli, 2 Korriku, 20 Qershori, Arben Januzaj (një pjesë), Batalioni i Rakoshit, Bajram Gashi, Bujar Visoqi (një pjesë), Burimit (një pjesë), Fehmi Agani, Gazmend Zajmi, Hysni Zajmi, Hysen Bujupi, Lidhja e Prizrenit, Mbreti Bardhyl (një pjesë), Skënderbeu dhe Shaban Mahaj, fshatrat: Dragolevc, Dragolevc i Epërm, Dubravë (një pjesë), Dushkajë, Istog (një pjesë) dhe Istog i Vogël (një pjesë).
Arsyeja: Shkyçje per shkak te sigurisë – ndëerrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.
Ferizaj
Punime nga palët e treta
1.
Nga TS 110/35/10[kV] Ferizaj 1 do të ndërprehet:
Dalja-10(kV) Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 10:00 deri 15:00
Vendet: Vëllezërit Gervalla, Magjistralja Prishtine – Shkup (një pjesë prej urës deri te HIB Petrolli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.
Arsyeja: Realizimi i sistemit hyrje/dalje 10 kV, sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.
Mitrovicë
Punime në projekte investive
1.
Nga TS 110/10(20)[kV] Skenderaj do të ndërprehet :
Dalja 10kV Qirezi (kodi: 74000004) prej orës 08:30 deri në ora 17:00
Vendet: Krushefc, Polac, Dashefcë, Baks, Qirez, Prellofcë, Krasaliq, Kozhicë, Krasmirofcë, Likoshan, Gradicë dhe Godancë.
Arsyeja: Projekte investive, vendosja e shtyllave të reja të tensionit të mesëm, konzolave, shtrirja dhe frikësimi i përçuesve me qellim të energjizimit të linjave të reja, për projektet në kuadër të Llot 19,20 dhe 27.
Gjakovë
Punime nga pala e tretë
1.
Nga NS 110/10(20)[kV] Gjakova 2 të ndërprehet:
LP 10kV Qendra (kodi: 81000002) nga ora 10:00 deri ora 11:00
Vendet: rrugët: Abedin Tërbeshi, Ali Ibra, Ferhat Binishi (një pjesë), Ismail Qemali (një pjesë), Marin Barleti, Mazllum Lakuci, Mbretëresha Teuta, Nënë Tereza, Përmet Vula (një pjesë), Petro Nini Luarasi, Rruga Tirana, Skënderbeu (një pjesë), Tefik Çanga dhe Vëllezërit Frashëri.
Arsyeja: Kthimi i pozicionit te rregullatorit te tensionit në pozitën paraprake.
Gjilan
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Pozhorani (kodi: 61065014) nga 10:45 deri 11:00 dhe nga 14:45 deri 15:00
Vendet: fshatrat: Fshati i Ri, Pozharan dhe Ramjan.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, ndarja e urave të tensionit të mesëm.
2.
TS 35/10 kV Kllokot
Nga Dalja 10 kV Pozhorani do të ndërprehet:
NS 10/0.4kV TS Novosellë (kodi: 61065014151) nga ora 10:45 deri 15:00
Vendet: Novosellë hyrje.
Arsyeja: Shkyçje për shkak të sigurisë- ndërrimi i ndërprerësit dhe riparimi i ormanit.
3.
Nga TS 35/10 kV Gjilani I do të ndërprehet:
Dalja 10kV Uglari (kodi: 60060016) nga ora 10:45 deri ora 15:00
Vendet: Kolektori, Uglari 1, 2 , Pograxha, Llofca, Doxhët, Sllubica dhe Kokaj.
Arsyeja: Shkyçje për shkak të sigurisë – ndërrimi i shtyllave tensionin e lartë.