Punime në rrjet, KEDS njofton ku do të ketë ndërprerje të energjisë nesër

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10kV Mazgit do të ndërprehet:

LP 35kV Koliq  (H04) pa tension mbesin daljet 35kV – bizneset Koliq prej orës 10:00  deri në ora 15:00.

Vendet: SH.P.K.-LLC”APOLLONIA”  Fabrikë e Tjegullave dhe Europlast-Siqevë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve 35 kV.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rapqa (kodi: 30036009) nga ora 09:00 deri 16:00

Vendet: Rapça e Ulët, Rapça e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Krsteci ult, Krsteci i Naltë, Rrenci, Ferma  TS- Berham Jonuzi,TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë dhe TS Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i linjave shpërndarëse nga vegjetacioni.

2.

TS 110/10[kV] Prizreni 3 do të ndërprehet:

LP 10[kV]  Ushtria e Kosovës (kodi: 31000018) nga ora 10:30 deri 15:30

Vendet: Konsumatorët komercial dhe buxhetor (F.S.K.) në rrugët 2 Ukë Bytuqi, Dardania dhe Tranzit. Arsyeja: Ndërprerje për shkak të sigurisë – ndërrimi i përçuesve nga 35 në 70mm2 në daljen 10 kV Ushtria e Kosovës.

3.

Nga TS 110/10[kV]  Prizreni 3 do të ndërprehet:

Dalja – LP10(kV) Dardania (kodi 31000017) nga ora 10:30 deri 11:00 dhe nga ora 15:30 deri 16:00

Vendet: Lubizhda, Skorobizhda dhe Dardania.

Arsyeja: Ndërprerje për shkak të sigurisë – ndërrimi i përçuesve nga 35 në 70mm2 në daljen 10 kV Ushtria e Kosovës.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Ferizaj III do të ndërprehet:

Dalja 10 [kV] Gaçka (kodi: 40042002) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë).

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm, konzollave, izolatorëve dhe bartja e rrjetit ne shtylla të reja.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga NS 35/10[kV] Malisheva  do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Kijeva (kodi: 82082007) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Fshatrat: Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçicë, Polluzhë dhe Stapanicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e ndarësve linjor- fshati Mleqan.

Punime në projekte investive

1.

Nga 35/10[kV] Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Caralluka (kodi: 82082001)  nga ora 09:00 deri 11:00 dhe nga ora 16:00 deri 17:00

Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), Rr.606 Pavarësia (1 konsumator), Rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumatorë), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja:  Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave  të tensionit të mesëm.

2.

NS 35/10[kV] Malishevë do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS SHKARASHNIK II (kodi: 82082001021) nga ora 09:00 deri ora 17:00

Vendet: TS SHKARASHNIK II

Arsyeja:  Projekte investive.

3.

NS 35/10[kV] Malishevë do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS EDORIDA (Kodi: 82082001002) nga ora 09:00 deri ora 17:00

Vendet: TS EDORIDA

Arsyeja:  Projekte investive.

Gjilan

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet:

Dalja 10kV Tërpeza (kodi: 61065012) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë dhe T.S Privat 1.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave te drurit te kalbura me shtylla te reja me beton.