Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht të vranët gjatë kësaj jave në Kosovë.

Sipas njoftimit, sot (22.05.2024) pritet të ketë mot me vranësira dhe me intervale dielli.

“Minimalet e temperaturës pritet të shkojnë ndërmjet 11-13 gradë Celsius kurse ato maksimalet nga 23-26”- thuhet në njoftim.

KALLXO.com raportoi më 21.05.2024, situatën e rëndë në Han të Elezit si pasojë e breshrit dhe reshjeve të shiut.

Situatë e rëndë në Han të Elezit si pasojë e breshrit dhe reshjeve të shiut