Badovc

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.

Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike, njofton IHMK.