Ilustrim: NASER FEJZA

Parashikimi i motit për nesër

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shperndara.
Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.