
Foto: KALLXO.com
Parashikimi i motit për fundjavë, temperaturat deri në 26 gradë Celsius
13.10.2023 - 23:34
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell i përcjell me vranësira të pjesshme.
IHMK thotë se të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, njofton Instituti.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.