Ilustrim: NASER FEJZA

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të shtunën në vendin tonë do të ketë mot me vranësira dhe mundësi të reshjeve të shiut.

Temperaturat gjatë ditës së sotme do të shkojnë deri në 8 gradë celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi. Temperaturat minimale do të të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s” – thuhet në njoftimin e IHK-së.