Milaim Zeka - Arkiv

Paralajmërohet ndërprerja e kontratës së punës për Milaim Zekën

Ushtruesi i detyrës së drejtorit gjeneral të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj ka raportuar sot për punën e tij një mujore para bordit të RTK-së.

Gjatë raportimit për shkarkimet dhe autorizimet, ai ka përmendur edhe suspendimin për gjashtë muaj të Milaim Zekes pas konfirmimit të tre aktakuzave ndaj tij.

Ahmetxhekaj tha se shumë shpejt të njëjtit do t’i ndërprehet kontrata e punës ende pa përfunduar gjashtë mujori i suspendimit.

Ai theksoi se ekspertët e jashtëm ligjor kanë thënë se një gjë e tillë mund të ndodh.

“Edhe pas suspendimit, i njëjti ka vazhduar të marrë pjesë në debate politike edhe pse sipas ligjit ai ende i përgjigjet RTK-së. Por atij do t’i ndërprehet kontrata e punës. Kam folur edhe me zyrën ligjore por edhe me ekspert të jashtëm dhe më kanë thënë që kjo mund të ndodh. Shkeljet nga ai janë të vazhdueshme. Ai as nuk ka ardh të marrë vendimin për suspendim ndonesë me e-mail i është dergu por që është thirr edhe të marrë hardcopy. Procedura do të përshpejtohet dhe nuk do të pritet”, tha ai.

Milaim Zeka është suspenduar nga RTK më 31 janar 2022.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj me Milaim Zekën, por ai ka qenë i paqasshëm në telefon.

Milaim Zeka parashtron padi civile dhe kallëzim penal ndaj RTK-së