Pamje të ushtarëve të KFOR-it pranë pikës kufitare në Jarinjë (18.12.2022)

Paralajmërimi për protesta në Serbi, QKMK bënë thirrje të shmangen pikat kufitare me Serbinë

Sot gjatë ditës janë paralajmëruar protesta në Serbi, përkatësisht në zonën afër pikë-kalimit kufitar me Kosovën, në Jarinjë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i shmangin pikë-kalimet me Serbi.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta” – thuhet në njoftim.

“Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër” – thuhet në njoftim.

KALLXO.com ka marrë vesh se pika kufitare në Jarinjë është njoftuar se nesër rreth orës 13:00 në anën e kufirit serb do të mbahet një protestë me moton “Kosova është Serbi”. Deri tani nuk ka informacione se kush e ka organizuar.

Në TikTok kanë qarkulluar video me thirrjen për t’iu bashkuar protestës më 25.05.2024.

“Ja u kthyem nga Beogradi, kryeqyteti i Serbisë dhe arsyeja e tubimin tonë është se nuk guxojmë kurrsesi të harrojmë se Kosova e Metohia është pjesë përbërëse e Serbisë. Për shkak se po ndodh ajo që po ndodh, që po na bëhet presion, se një pjesë e territorit tonë, Kosovës e metohisë, është e okupuar, më nuk mund të heshtim. Me këtë rast, planifikojmë të mbajmë një miting, protestë më 25 maj, të shtunën, në pikëkalimin e Jarinjes. Këtë herë unë ju ftoj si komandant i Armatës Ortodokse Serbe që të gjithë ata që munden të vijnë aty, bashkë me ne” – thuhet në njërën nga videot, në të cilën flet Dejan Neskoviq.