Paralajmërimi i IKShPK-së - lutë qytetarët të mos grumbullohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për mos-grumbullim të qytetarëve për shkak të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529) i cili sipas IKShPK-së është dominues në rastet pozitive.

Përmes një komunikate Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se vazhdimisht është në gjurmim të rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik.

Gjithashtu, IKShPK ka paralajmëruar përkeqësim të situatës pas rritjes së rasteve.

“Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mos-grumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë. Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, thuhet në komunikatën e IKShPK-së.

Tutje, Instituti ka apeluar të gjithë që të vaksinohen kundër COVID-19 në mënyrë që të krijohet mbrojtje nga virusit.

Dy të vdekur e 427 raste të reja me COVID-19 për 24 orë