Foto-ilustrim

Paraburgim për dy të miturit  e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata e Prishtinës ka mbajtur seancën ndaj dy të miturve të përfshirë në rastin e dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.

Në këtë seancë nga Prokuroria është kërkuar që dy të miturit të dërgohen në paraburgm.

Lidhur me këtë, gjykata ka vendosur që këtë kërkesë ta aprovojë dhe dy të miturve ia caktoi masën e paraburgimit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Më 27 gusht 2022, në një park të kryeqytetit, një vajzë e re 11-vjeçare dyshohet se përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht brenda një intervali prej 7 orëve nga disa persona.

Fillimisht ishte njoftuar se janë arrestuar dy persona, E.R., 27-vjeç dhe G.R., 16-vjeç. Më pas, dje në mbrëmje, ministri i Punëve të Brendshme kishte njoftuar se janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është thënë se dje janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit tjerë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim me tre të dyshuar, kanë kryer veprën penale “Dhunim”.