Pamjet ekskluzive brenda kazinove në Karaçevë

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” u transmetua pjesa e parë e aksionit të ndërmarrë në fshatin Karaçevë në Komunën e Kamenicës për shkatërrimin e rrjetit të kazinove

Sonte u transmetuan pamjet se si kishte nisur i gjithë hetimi në zonën e njohur si të ‘paprekur’ që përfundoi me rrënimin e 13 objekteve të kazinove ilegale e arrestimin e 12 zyrtarëve policorë.

Ky  aksion përfundoi edhe  me mbi 30 të arrestuar të cilat dyshoheshin për kontrabandë e blerje dhe vënie në prodhim të produkteve të mishit të cilat dyshohen se ishin nga kafshët e kontrabanduara.

E gjitha nisi kur ekipi i KALLXO.com kishte pranuar informacione se po zhvilloheshin lojërat e fatit në zonën e Karaçevës ndërsa nuk mungonte as kontrabanda me kafshë.

Këto informacione u pranuar pak muaj pasi ish- Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një ligji kishte ndaluar

Në kazinon e parë të cilin ekipi i KALLXO.com kishte xhiruar, menaxhohej nga zyrtari policor Ferid Leci i arrestuar më 19 shtator nën dyshimin për mundësim kontrabande dhe organizim të lojërave të fatit.

Lokali në të cilën zhvilloheshin lojërat e fatit sipas dosjes së prokurorisë figuron në emër të policit Leci.

Në pamjet ekskluzive mund të ndiqni se edhe gjatë ditës zhvilloheshin lojërat e fatit, ndërsa ata që hynin brenda hasnin vetëm në dritat të cilat krijoheshin nga aparaturat e lojërave.