Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Pamje - Vetura godet këmbësorin në semafor në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se një veturë ka goditur një person. I njëjti, sipas forcave të rendit është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:30, në rrugën, Prishtinë – Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”, thuhet në njoftim.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili  është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut”, përfundon njoftimi i policisë.

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë