Pamje nga kamerat e sigurisë për grabitjen në magjistralen Pejë - Radavc - Kullë, Foto: Policia e Kosovës

Pamje të grabitjes në një market, Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për t'i identifikuar të dyshuarit

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave të cilët janë të dyshuar për grabitjen në një dyqan në magjistralen Pejë – Radavc – Kullë.

Sipas njoftimit të Policisë, Sektori Rajonal i Hetimeve po punon që t’i identifikojë këta të dyshuar.

Në video shihet një person i armatosur e i kamufluar. Ndërsa, grabitja ka ndodhur në një dyqan në afërsi të një pike karburanti.

Rasti ka ndodhur më 20 shtator në rrugën “Mulla Zekë Berdyna”.

Policia thotë se është dhënë autorizimi nga prokurori për publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë.