Pamje nga tendat ku po qëndrojnë familjet e pastrehë në Thumane

Në fshatin Thumane ka pasur dëme të mëdha të shkaktuara nga tërmeti që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Në po këtë vend janë ngritur tenda për familjarë që kanë mbetur pa strehim si pasojë e shembjes së objekteve të tyre të banimit.

Forcat e armatosura të Shqipërisë po vazhdojnë ngritjen e tendave në po këtë vend pasi që kërkesa të shumta nga banorë të kësaj zonë po vijnë herë pas here.

Edhe shumë qytetarë kosovarë kanë mbledhur ndihma të cilat janë dërguar në drejtim të mbijetuarve.

Më poshtë u sjellim pamjet nga Thumane.