Prerja ilegale e pyjeve

Pamje - Arrestohen dy persona për prerje ilegale të pyllit në Novobërdë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për prerje ilegale të pyjeve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë të Novobërdës.

Të arrestuarit, B.O. (2002) dhe A.O.(2003) me banim në fshatin Llabjan-Novobërdë, janë arrestuar me mbështetje të Njësitit Rajonal për Reagim të Shpejtë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Të arrestuarit dyshohet se me automjetet e ngarkuara të cilët ishin duke bartur dru, të cilat dyshohet se  i kishin prerë në pronën shoqërore.

Masa drusore është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy  automjetet që besohet se janë përdorë për transport janë konfiskuar nga ana e policisë.

Është njoftuar prokurori  i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.