Ilustrim

Ndalohen e më pas lirohen dy të dyshuar për vjedhje të druve

Janë ndaluar nga policia dy persona duke vjedhur dru në bjeshkën e Cerrovodës, në rajonin e Mitrovicës, por më pas janë liruar ndërsa rasti vazhdon të jetë në procedurë të rregullt hetimore.

Njëri nga të dyshuarit ka ngarkuar rreth 1 metër/kub dru në veturë dhe tjetri kishte ngarkuar 1.5 metër/kub dru në rimorkion e automjetit.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt, lëndët drurore janë dërguar në Agjensionin e Pyjeve bashkë me njërën veturë ka njoftuar policia.