Foto: Ilustrim

Dy persona kapen duke kontrabanduar dru

Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar dy persona pasi dyshohen se ishin duke kontrabanduar lëndë drusore. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth në fshatin Sllatinë.

Sipas njoftimit të Policisë, patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare gjatë vëzhgimit ka vërejtur disa persona duke prerë dru në brezin kufitar.

“Me të hetuar patrullën policore, personat janë larguar në drejtim të malit poshtë, mirëpo reagimi i shpejt i patrullës ka bërë që të ndalohen dy persona meshkuj kosovarë, që ishin duke prerë dru me dy moto-sharra”, ka njoftuar Policia.

Polica në vendin e ngjarjes janë hasur të grumbulluara rreth dyzet (40) trupa dru, të gjatësive të ndryshme 10 deri 15 metra dhe diametër nga 20 deri 40 centimetra një traktor, një ngarkesë (ram) me afro 7 deri 8 metra kub dru dhe një tjetër gjysmë i ngarkuar me lëndën masive drusore.

Në këtë rast janë konfiskuar dy moto-sharra dhe pesë radio-lidhje dore për komunikim të gjetura në vend ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar Dogana e Kosovës dhe të dyshuarit H.M (1976) dhe M.M. (1992) pas konsultimit të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.