Lisi i rrëzuar në Marash

Për prerjen e dy drurëve, nesër komuna e Prizrenit do ta ndërpresë rrymën për pesë orë

Komuna e Prizrenit nesër do të ndërpresë energjinë elektrike për pesë orë për të  bërë prerjen e dy drurëve.

Sipas njoftimit të komunës, prerja e këtyre dy drurëve do të bëhet në zonën e Marashit dhe kjo zonë nuk do të ketë energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 15:00.

Sipas komunës, kjo prerje e drurëve do të bëhet për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për banorët

“Më 24 Gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në zonën e Marashit në Prizren, do të bëhet prerja e dy drurëve, të cilët konsiderohen të rrezikshëm për qytetarët. Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim, pasi, në këtë zonë do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet rruga magjistrale nga Qendra rekreative “Andrra” deri te rruga në restorantin “River Hill”- thuhet në njoftimin e komunës.