Universiteti i Prizrenit përgatitet për dimër, shpall tender për dru

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nga muaji qershor është duke u përgatitur për sigurimin e druve për ngrohje.

Ky Universitet ka hapur tender më 2 qershor për furnizim me dru ahu dhe bungu në vlerë 20,000 euro.

Në bazë të njoftimit, Universiteti është duke kërkuar 250 metra dru bungu dhe 250 metra dru ahu për ngrohje gjatë stinës së dimrit.

Lloji i procedurës në këtë tender është i hapur dhe kriteret e dhënies janë çmimi më i ulët, kurse Universiteti ka kërkuar edhe siguri prej 1,000 euro për këtë tender.

Sipas informatave të publikuara në procesverbalin e hapjes së tenderit, deri më tani kanë shprehur interesim për furnizim me dru 5 kompani.

Kompania ‘Noli Projekt’ Sh.P.K ka ofertuar me 19,905 euro, N.T.Sh ‘Bedi Com’ me 18,840 euro, ‘Nazi Travel’ me 17,925 euro, grupi i operatorëve ‘Orana’, ‘Meti Comerc’ me 16,950 euro dhe grupi tjetër ‘Aome’ dhe ‘Tini’ me 19,500 euro.

Ndërsa, KALLXO.com do të vazhdojë ta përcjellë se kush do të jetë fituesi i këtij tenderi.