Ilustrim

Pakistan: Ish-kryeministri, Imran Khan, arrestohet nga policia paraushtarake

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është arrestuar nga trupat paraushtarake në Islamabad me akuza të ngritura nga agjencia kundër korrupsionit të Pakistanit, sipas dokumenteve të gjykatës që janë parë edhe nga CNN.

Khan ishte duke i dorëzuar të dhënat e tij biometrike për një paraqitje në gjykatë kur forcat paraushtarake thyen një dritare për të arritur tek ai përpara se ta kapnin, siç shihet në një video të siguruar për CNN nga partia e tij Pakistan Tehreek-e-Insaf (PTI).

Në video, forcat paraushtarake i sulmuan ambientet e Gjykatës së Lartë të Islamabadit përpara se ta arrestonin Khan-in.

Një video e dërguar në CNN nga PTI shfaq trupat paraushtarake që ishin grumbulluar me plot automjete dhe mbanin shkopinj përpara arrestimit.

Zëdhënësi i PTI-së Faëad Chaudhry ka thënë se lideri politik ishte “vjedhur  nga njerëz të panjohur në një vend të panjohur”.

Ish kryeministri Khan u rrëzua nga pushteti përmes një vote mosbesimi parlamentar vitin e kaluar dhe që atëherë ka udhëhequr një fushatë popullore kundër qeverisë aktuale, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me ushtrinë për ta larguar atë nga detyra.

Legjenda e kriketit, i shndërruar në politikan, i ka akuzuar autoritetet pakistaneze se janë përpjekur ta arrestojnë për ta larguar mundësia e garës politike përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për në tetor të këtij viti.

“[Qeveria], ata janë të ngurtësuar që nëse unë vij në pushtet, do t’i mbaj ata përgjegjës,” i ka thënë Khan CNN gjatë trazirave jashtë rezidencës së tij në muajin mars./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala