Osmani: Vonesa në liberalizimin e vizave po vë në dyshim kredibilitetin e BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvendin e Kosovës ka thënë se vonesat në liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian po e dëmton edhe kredibilitetin e saj.

Osmani tha se janë duke punuar me vendet që kanë dyshime në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Vonesa disa vjeçare në liberalizimin e vizave po e dëmton jo vetëm Kosovën por edhe kredibilitetin e BE-së, andaj po punojmë pa rreshtur me shtetet që kanë dyshime në lidhje me këtë që të përmbyllet sa më shpejt ky proces”, tha ajo.

Presidentja e Vjosa Osmani është duke mbajtur fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës. Këtë mbledhjes të Kuvendit e ka bojkotuar PDK.

Presidentja Osmani: Viti 2021 ishte sfidues për shkak të pandemisë COVID-19