Presidentja Osmani: Viti 2021 ishte sfidues për shkak të pandemisë COVID-19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka cilësuar sfidues vitin 2021 kjo për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rasteve me këtë virus.

Osmani gjatë fjalimit vjetor në Kuvend ka thënë se Kosova radhitet ndër vendet më të suksesshme në kuadër të luftimin e pandemisë COVID-19 duke kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin.

“Ishte vit sfidues sidomos nga pandemia si dhe dua  të ju uroj një vit të mbarë 2022.  Viti që po e lëmë pas ishte vërtetë sfidues për ne dhe për të gjithë njerëzimin. Pandemia i ka sfiduar jetët tona dhe duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetës sonë. Fal përkushtimit të mantel bardhëve, koordinimit të institucioneve dhe gatishmërisë së qytetarëve, Kosova radhitet ndër vendet me të mira në luftimin e pandemisë. Unë kërkoi nga qytetarët”, tha ajo.