Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Osmani uron Belgjikën pasi mori kryesimin e Këshillit të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Osmani ka thënë se Kosova mezi pret të punojë me partnerët e saj belgë, drejt anëtarësimit të saj në BE.

“I urojmë Belgjikës një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së! Mezi presim të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë në muajt e ardhshëm për të çuar përpara anëtarësimin e Kosovës në BE dhe për të përmbushur objektivat tona të përbashkëta”- ka shkruar Osmani në platformën X.

Belgjika ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian.