Osmani pritet ta ketë kundërkandidat bashkëpartiakun Nasuf Bejta

Vjosa Osmani do ta ketë një kundërkandidat në garën për t`u zgjedhur shefe e shtetit.

Ai është Nasuf Bejta, një bashkëpartiak nga “Lista Vjosa”. Bejta është nga Smrekonica e Vushtrrisë ndërsa kandidoi për deputetet në zgjedhjet e 14 shkurtit por nuk siguroi votat e mjaftueshme.

“Po, është shumë e vërtetë. Jam njeri i sfidave, kam dashtë ta sfidoj Rugovën por tash po dua me sifidu edhe Vjosën”, ka thënë ai.

Bejta është shprehur i bindur se do të fitoi përballë Vjosa Osmanit.

“Kam qenë kandidat për deputet me numër 64 në listën e referendumit, në “Listën Vjosa”. Unë me ditë që nuk fitoj nuk i kisha hy fare kësaj gare, unë jam më i vjetër se Vjosa, mendoj që kam bagazh, me ditë që e humbi këtë sfidë nuk isha hy hiç. Rasti është mbret i botës, gjithçka është e mundur”, ka deklaruar ai për KALLXO.com.

Në fund, ai tha se ka gjasa që sonte të votohet presidenti i ri i vendit.

“Nuk e di a do të votohet sonte, unë jam i gatshëm kur të thirret seanca, ka gjasa, te shohim”, ka deklaruar ai.