Osmani - Hotit: Kryeministër mos më quaj 'e shkreta'

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës, në debatin i cili po bëhet për dialogun Kosovë – Serbi, i ka thënë kryeministrit Hoti “Zotëri kryeministër mos më quaj “e shkreta”, pasi që sipas saj të njëjtin e ka dërgjuar duke e thënë atë fjalë gjatë fjalimit të saj.

Për këtë, i është përgjigjur kryeministrit Hoti duke i thënë se “nuk e kisha me ty”.

Osmani tutje i ka thënë Hotit që të mos lëshoj fjalë të padijnitetshme.

“Ndoshta e ke me dikë tjetër por të lutem mos lësho fjalë të tilla është e padijnitetshme, kështuqë përgjigjuni në këto çështje sepse janë me rëndësi për këtë kuvend dhe për këtë shtet, e nuk ka nevoj kur ne kërkojmë përgjigje për tema kontrete, përgjigjen që e marrim është injoranca e ofendimi”, ka Osmani.

Ajo i ka thënë kryeministrit Hoti se është mirë që të përgjigjet konkretisht në pyetjet e parashtruara nga ajo dhe deputetët pasi që në këto tema nuk ka asgjë që të mbahet sekrete.

Tutje Hoti i ka thënë Osmani se për fjalën “e shkreta” ka qenë thjeshtë një keqkuptim.

“Keqkuptimi që kishe në foltore, ju lus sa herë që kem diçka për të thënë e them hapur e them drejtpërdrejt dhe në asnjë formë tjetër pa merak”, ka thënë Hoti.

Përgjigjes së Hotit i është kundërpërgjigjur Vjosa Osmani duke i thënë se nuk duhet të heshtim para ofendimit.

“Në qoftë se ka ofendime dhe ne i dëgjojmë siç ka ndodhur çdo herë ne duhet ti themi, nëse kryeministri e ka pasur me dikë tjetër atë që ma tha prapa shpinës “oj e shkretë” atëherë tregon se e ka pasur me dikë tjeter por është e padijnitetshme që përderisa flas këtu të më fliten fjalë të tilla prapa shpinës”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje ka bërë krahasim mes Thaçit e Hotit.

“Më kujtohet mirë që një gjë e tillë bëhej nga ish kryeministrit Thaçi saher dikutohej dialogu dhe është mirë që të mos bini në një nivel të tillë”, ka thënë Osmani.