Ilustrim- Foto: Rtv21

Organizohet fikje e dritave dhe ndezje qirinjsh për nderim të mantelbardhëve që vdiqën nga COVID-19

Sot në ora 21:00 para çdo institucioni shëndetësor pritet të ndizen qirinj për  nder të profesionistëve shëndetësor të cilët vdiqën nga COVID-19, dhe si mbështetje ndaj profesionistëve shëndetësor të cilët po vazhdojnë luftën kundër COVID-19.

Oda e Mjekëve të Kosovës iu ka bërë thirrje institucioneve shëndetësore që të ndezin qirinjtë dhe qytetarëve që të fikin dritat për një minut.

“Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21.00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minut” shkruan Oda.

Deri më tani në Kosovë kanë vdekur gjashtë profesionistë shëndetësor nga COVID-19.

Mbrëmë ka vdekur gjinekologu B.K i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK nga COVID-19.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave të vdekur në Kosovë nga COVID-19 sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka shkuar në 425.