Prishtinë, vdes një gjinekolog nga COVID-19

Edhe një mjek kosovar ka vdekur nga COVID-19.

Burime të KALLXO.com tregojnë se B.K. ka vdekur sonte.

I ndjeri ishte mjek i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Për vdekjen e B.K. kanë shprehur ngushëllime edhe kolegë të mjekut.

Nga sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi i ri kanë vdekur disa mjekë të Kosovës.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave të vdekur në Kosovë nga COVID-19 sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka shkuar në 425.