
Vdes edhe një mjek i infektuar me COVID-19
30.7.2020 - 10:01
Mjeku familjar nga Gjakova, Kujtim Zarari, ka vdekur në moshën 51 vjeçare si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve përmes një njoftimi në Facebook.
Zarari është profesionisti shëndestësor i pestë pas vdekjes së djeshme të specialistit Lulzim Kolgjeraj nga shëndetësisa primare në Prizren nga COVID-19.
Kirurgu Sylejman Rexhepi është mjeku tjetër që kishte vdekur nga COVID-19 pas vdekjes së mjekut në Spitalin Rajonal të Gjakovës, Ali Tolaj. Këtë javë ka vdekur edhe mjeku familjar në Viti, Fadil Zuka.