Organizata GERMIN ka hapur thirrje për angazhimin e profesionistëve nga diaspora

Organizata joqeveritare GERMIN në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” ka hapur thirrje për angazhimin e profesionistëve nga diaspora të fushave të ndryshme për zhvillimin ekonomik të komunave të Kosovës.

“Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora, (EDP) është një program i cili synon të sjellë profesionistë të kualifikuar të diasporës në fusha të ndryshme për të ndarë njohuritë e tyre përmes angazhimit në institucione apo biznese të Kosovës si konsulent/ekspertë në fushën përkatëse. Angazhimi profesionistëve parapshihet për një periudhë kohore afat-shkurtë duke filluar nga më së paku 3 javë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se përmes kësaj thirrje, GERMIN fton të gjithë profesionistët nga Diaspora Kosovare që janë të gatshëm të angazhohen në institucione lokale/qendrore, organizata të shoqërisë civile, apo biznese në Kosovë, të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar formularin në këtë link.