OKB: Vitin e ardhshëm 300 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë

Kombet e Bashkuara kanë apeluar sot për të mbledhur 46 miliardë dollarë në vitin 2024 për të ndihmuar miliona njerëz në mbarë botën të prekur nga krizat humanitare, përfshirë Sudanim, Ukrainën dhe territoret e pushtuara palestineze.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) njoftoi, si pjesë e Rishikimit të saj Global Humanitar për vitin e ardhshëm, se në vitin 2024, për shkak të konflikteve të luftës, emergjencave klimatike dhe faktorëve ekonomikë, ndihma humanitare do të nevojitet për rreth 300 milionë njerëz.

Këtu përfshihen rreth 74.1 milionë njerëz në Afrikën Lindore dhe Jugore, një pjesë e madhe e të cilëve janë prekur nga kriza në Sudan.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths ka thënë se sistemi humanitar në botë po përballet me një krizë për shkak të mungesës së fondeve.

Vitin e kaluar u grumbulluan pak më shumë se një e treta e mjeteve

Griffiths tha se ishte përgjegjës për 181 nga 300 milionë njerëz, duke shtuar se Kryqi i Kuq dhe organizatat kombëtare të Kryqit të Kuq kanë bërë thirrje veçmas për donatorët për t’i financuar nevojat e tyre.

Ai kujtoi se vitin e kaluar u grumbulluan vetëm pak më shumë se një e treta e 57 miliardë dollarëve.

“Mendoj se Lindja e Mesme në tërësi, Gaza dhe Bregu Perëndimor, ndoshta do të jenë zona me nevojat më të mëdha, por edhe Ukraina po kalon një kohë shumë të vështirë, me luftën që do të jetë sërish në ecje të plotë vitin e ardhshëm. ” Ukraina do të ketë nevojë për shumë ndihmë”- ka thënë Griffiths./Index.hr

Përgatiti: Nuhi Shala