Foto: KALLXO.com Ilustrim

Ofendoi dhe kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte ofenduar dhe kanosur zyrtarin policor.

Në njoftimin e forcave të rendit thuhet se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Rasti ka ndodhur në Lipjan paraditen e së hënës.