OBSh vendos Kosovën në listën e vendeve me përhapje të shpejtë të COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se për herë të parë në muajt e fundit në Europë pati një rritje të numrit të rasteve me coronavirus në baza javore.

Në 11 vende, “transmetimi i përshpejtuar” ka shkaktuar një ngritje të konsiderueshme e cila, nëse lihet pa vëmendje, do të sjellë sistemet shëndetësore në Europë përsëri në prag, tha drejtori i OBSh për Europë, Hans Kluge, transmeton BBC.

Lista e OBSh përfshin Kosovën, Shqipërinë, Armeninë, Azerbajxhanin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kazakistanin, Kirgistanin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Suedinë dhe Ukrainën.

Ambasadorët e BE po takohen këtë javë për të diskutuar rihapjen e kufijve të jashtëm të bllokut më 1 korrik.

Një nga kriteret që vendet anëtare po shqyrtojnë është të lejojë udhëtimin vetëm për udhëtarët nga disa vende, midis të cilave vendet me një infeksion të lartë, përfshirë ShBA, Rusia dhe Brazili, nuk ka gjasa të gjenden./21Media