Nxënësit e Ferizajt organizojnë ligjërata për orientim në karrierë

Përmes “Klubit të Karrieres” tani nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj po i ndihmojnë njëri tjetrit të orientohen për karrieren e tyre.

12 nxënësit kordinues dhe profesoresha e tyre Edona Shemsedini Krasniqi janë duke i vazhduar aktivitet e tyre edhe në kohën e pandemisë duke u ofruar ligjërata online me profesonit të fushave të ndryshme.

Në këto sesione pjesëmarrës mund të jenë edhe nxënësit e shkollave të tjera, të cilët tani mund të regjistrohen përmes faqës së këtij grupi në Facebook.

“Në këtë kohë të pandemisë po mundohemi të shohim anën positive dhe duke shfrytëzuar kështu edhe t’a vazhdojmë punën online. Po vazhdojmë në ecurinë e njejtë, dhe teknologjia po e bënë të mundur gjithashtu qasjen edhe të nxënësve të shkollave të tjera të jenë pjesëmarrës.”, ka thënë Edona Shemsedini Krasniqi, profesoreshë në Gjimanzin “Kuvendi i Arbërit”.

Qëllimi i këtij grupi është që të organizojë aktivitetet përmes të cilav nxënësit kanë mundësi të njoftohen më shumë për profesionin të cilin ata do të zgjedhin në të ardhmen.

“Me anë të Klubit të Karrierës ne mundohemi të ju ofrojmë nxënësve mundësi sa më të mira që të kenë një orientim sa më të lehtë për përzgjedhjen e profesionit në të ardhmen. Të gjitha këto mundohemi t’i bëjmë përmes aktiviteteve që i bëjmë ne si klub: realizimin e praktikave nga ana e nxënësve, sesione informuese nga profesionistët, trajnime të ndryshme, ëorkshope etj..”, ka thënë Agnesa Rrahmani, Kryetare e “Klubit të Karrierës”.

Deri më tani katër nxënëse të kësaj shkolle kanë përfituar punën praktiktë në lëminë e dizajnit grafik përmes këtij klubi.

“Katër nxënës janë në praktikë për dizajn grafik, shumë profesionistë  kemi pasur të ftuar por suksesi më i mirë mund ta quaj interesimin e madh që po e fiton klubi prej se jemi themeluar.”, ka treguar Agnesa.

Rina Sejdiu është njëra nga përfitueset e kësaj praktike.

“Fillimisht unë u bëra pjesë e Klubit të Karrierës përmes njoftimit që bëri  kryetarja e klasës, kurse për punen praktike ishte bërë një prezantim më heret nga Joneta Bytyqi  para se të njoftohesha unë  rreth kësaj praktike që mund të bëja pjesë. Realisht e humba atë orë kur prezantoi ajo, por me ndihmën e prof. Edona Krasniqi i kuptova të gjitha rreth asaj praktike.”, ka shpjeguar ajo.

Profesoresha Shemsedini-Krasniqi ka treguar se Iniciativa per formimin e grupit fillimisht ka ardhur nga programi ASSET i cili është i financuar nga USAID.

“Në bashkëpunim me stafin përgjegjës të ASSET kemi përgadite procedurat e nevojshme per themelimin e klubit, zyrtarisht klubi ka filluar punën në tetor.”, ka thënë Pofesoresha.