Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Numër i lartë i të sëmurëve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht në Kosovë me janë 26 mijë e 525 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit nga 12 mijë e 558 testime, 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120 mijë e 892 persona.

Sipas të dhënave të MSH-së, në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 479 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës. Deri të premten, 298 mijë e 445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.