Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nuk ua dha dokumentet policëve, duke ikur me veturë, lëndon njërin nga policët

Një person është ndaluar pasi dyshohet se pas një kundërvajtje komunikacioni nuk i është bindur dhe e ka sulmuar zyrtarin policor, duke i shkaktuar edhe lëndime.

“Zyrtarët policorë kanë hasur në një kundërvajtës të komunikacionit, të dyshuarin mashkull kosovar. I dyshuari ka refuzuar t’ua japë dokumentet e kërkuara zyrtarëve policorë dhe duke lëvizur me veturën e tij e ka lënduar zyrtarin policor” – thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.

Sipas policisë, ky rast shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në “Rrugën e Ulqinit” në Prizren të hënën rreth orës 16:00.