Pantiq edhe për dy muaj në arrest shtëpiak

Ish-zyrtarit policor Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm në zyret e KQZ-së në dhjetor të vitit 2022, i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë.

Këtë vendim Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës e ka marrë pas propozimit të Prokurorisë Speciale që Pantiqit masa e arrestit t`i vazhdohet deri më datën 09.07.2023.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës Mirlinda Gashi.

Pantiq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 10 dhjetor të vitit 2022 për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë.

Sulmi kishte ndodhur gjatë kohës kur zyrtarët e KQZ-së po vendoseshin në këto zyre me qëllim të kryerjes së aktiviteteve të tyre për zgjedhjet që ishin planifikuar që të mbaheshin më 18 dhjetor 2022, e që më pas u shtynë për 23 prill 2023.

Pantiqit i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, e cila masë më 28 dhjetor të atij viti i ishte zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak e cila në janar të vitit 2023 i ishte vazhduar edhe për dy muaj, njëjtë masa e arrestit shtëpiak i ishte vazhduar edhe në mars të këtij viti.

Zëvendësimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak ishte bërë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t`i lexoni duke klikuar në LINK