Ilustrim

Gjilan, i dyshuari sulmon zyrtarët policorë gjatë tentimit për ta arrestuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy policë janë sulmuar nga një i dyshuar deri sa tentoni ta arrestonin, sipas urdhrit të gjykatës.

Sipas policisë, zyrtarët policorë janë sulmuar me makinë nga i dyshuari i cili është larguar në drejtim të panjohur.

Dy policët kanë pësuar lëndime.

“Dy zyrtarë policor  kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili  kishte urdhëresë aktive nga gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje si dhe u ka goditur edhe automjetin”-thuhet në njoftim.

Policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.