Një vit përballje me pandeminë, rrëfimi i mikrobiologut Lul Raka - LIVE

I ftuar në emisionin e radhës në KALLXO Pernime është mikrobiologu Lul Raka.

Në këtë intervistë përballë gazetares Jeta Xharra, Raka ka rrëfyer për vitin e vështirë të përballjes me virusin COVID-19.

Raka flet për të vdekurit nga ky virus, që në Kosovë janë në shifra mjaft të larta.

Ai tregon edhe për fillimet kur virusi filloi të shfaqej dhe të përhapej në Kosovë. Sipas Rakës, në fillim kishte edhe punëtorë shëndetësorë që nuk besonin që ekziston virusi.

Raka gjithashtu tregon edhe për një përballje me një tjetër problem, përveç pandemisë, atë që ai e quan ‘infodemia’, lajmet e rrejshme në lidhje me virusin COVID-19.

Mikrobiologu kosovar në këtë intervistë flet edhe për ‘dyjavëshin’ e tij të famshëm dhe tregon se cili ishte kuptimi i tij.

Raka kritikon qeverisjen 20-vjeçare në Kosovë, që sipas tij, nuk ka investuar sa duhet në sistemin shëndetësor.

Ai flet gjithashtu për shtetet që menaxhuan pandeminë, si dhe për lajmet e rrejshme kundër vaksinës anti-COVID-19.