Një vajzë e mitur raportohet e zhdukur në Ferizaj

Një vajzë e mitur nga Ferizaj është raportuar e zhdukur në Policinë e Kosovës.

Babai i saj ka thënë në Policinë e Kosovës se vajza ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës por dyshohet të ketë ndodhur më 21 janar.

“Rr. Kemajl Hetemi, Ferizaj 21.01.2024-18:30. Më datë 23.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti duke u hetuar”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.