Pranga - Foto: Rtv21

Një person i kërkuar me urdhër arrest kapet duke kaluar kufirin ilegalisht

Një burrë është kapur duke kaluar kufirin ilegalisht për të hyrë në Kosovë.

Pas kontrollit ka rezultuar se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrest.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë më 27.03.2024, rreth orës 22 dhe është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.