Foto-ilustrim

Një person goditet nga vetura në Prishtinë

Një person i moshës së re është goditur nga një veturë para pak minutash.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”, në lagjen Taukbahçe të Prishtinës.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se personi që është goditur nga vetura është dërguar në QKUK.

Ndërsa personi që e ka shkaktuar aksidentin me gjasë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca dhe Policia.

KALLXO.com ka kërkuar nga Policia informacione për këtë rast por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kemi marrë përgjigje.