Një pacient me coronavirus në gjendje kritike

Klinika Infektive ka njoftuar se një pacient i infektuar me coronavirus është në gjendje kritike. I njëjti është në përkujdesje intensive në ventilim mekanik.

Gjithashtu Klinka Infektive ka njoftuar se vetëm sot të hospitalizuar janë 55 raste me coronavirus.

42 pacientë sipas Klinikës Infektive janë në gjendje stabile ndërsa 12 të tjerë janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Gjithashtu kjo klinikë ka njoftuar se nuk kanë raste të reja me coronavirus brenda stafit të kësaj klinike.

Gjatë ditës së djeshme KALLXO.com raportoi se nga 5 infermierët e prekur me coronavirus në Klinikën Infektive, katër ishin shëruar ndërsa një pritet t’i bëhen analizat dhe të vërtetohet nëse është shëruar apo jo.

Në Kosovë deri më sot janë regjistruar 598 persona të infektuar me coronavirus. Nga ky numër 123 janë shëruar ndërsa janë shënuar edhe 16 viktima, duke përfshirë një grua shtatzënë.

Regjistrohen edhe 37 raste me coronavirus, numri arrin në 598

.