Prapa grilave - Ilustrim

Një muaj paraburgim për të dyshuarin i cili tentoi ta vrasë një person në Prizren

Një muaj paraburgim është caktuar për të pandehuri D. M., në Prizren nën dyshimet për vrasje në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje.

Gjykata në Prizren ka njoftuar se masa e paraburgimit është caktuar bazuar në mënyrat dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, dhe provat e mbledhura deri më tani.

I panderuari.D. M., sipas Gjykatës në Prizren, me 23 nëntor rreth rës 13:35, për shkak të një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, e ka gjuajtur atë me pistoletën e markës e llojit “Ekol Special 99”, e ka gjuajtur të dëmtuairn S. K., duke i shkaktuar plagë të rëndë në pjesën e epërme të këmbës.

“Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm sepse me qëndrimin në liri të të pandehurit, i njëjti mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke marrë parasysh faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij në këtë procedurë është siguruar pas disa javëve në mënyrë të dhunshme nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet në njoftim.