Një kontigjent me ushtar të Turqisë vijnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kontigjenti turk si pjesë misionit të NATO-s në Kosovës, KFOR-it ka arritur në Kosovë.

KFOR-i në platformën X ka njoftuar se ky kontigjent “do të zëvendësoj një njësi të trupave italiane që ishin vendosur më herët, si pjesë e forcave rezervë të caktuara për KFOR-in”.

“Vendosja e kontigjentit turk reflekton angazhimin e patundur të KFOR-it që të vazhdoj të ofroj mjedis të sigurt për përfitimin e të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, tërë kohën dhe paanshëm, në akordim me mandatin e Kombeve të Bashkuara bazuar në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999” – thuhet në postimin e KFOR-it.

Tutje, misioni i NATO-s në Kosovë thotë se ky është demonstrim konkret i angazhimit të NATO-s drejtë sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.