Një kompani private paralajmëron rritjen e çmimit të biletës për linjën Prishtinë – Gjakovë

Kompania e autobusëve ‘Sharr Travel’ ka paralajmëruar se nga sot është rritur çmimi i biletës për linjën Prishtinë – Gjakovë, në 5 euro.

Deri më tash çmimi i biletës për këtë linjë ka qenë 4 euro.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie, çmimi është rritur për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës.

“Të nderuar klient bazuar në çmimet e larta të furnizimit me derivate të naftës e që për transport të udhëtarve me autobusë është lëndë e parë furnizuese, nga sot çmimi i biletës Prishtinë Gjakovë është 5 euro”, thuhet në njoftim.