Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një i vdekur nga një vetaksident në Mitrovicë

Një person ka vdekur në një vetaksident të ndodhur në Rrugën Nacionale, Leshak – Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 01:50.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima për shkaqe të panjohura kishte humbur kontrollin e veturës.

I njëjti ishte përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës.

Si pasoj e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë.

Këtë e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili së bashku me policinë kishin dalur në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.