Ilustrim

Një i vdekur dhe tre të plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Kolorado të ShBA-ve

Një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

CNN raporton se të shtënat kanë ndodhur pas një përleshje në mes dy grupeve.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi që në një tjetër qendër tregtare në Florida, pati të shtëna me armë ku si pasojë mbeti i vrarë një person.

Sipas CNN, të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale dhe janë në gjendje të rëndë, në ndërkohë qendra tregtare është mbyllur.